DOSJA e SPAK/ Balluku urdhëronte të ‘bllokohej’ firma e lidhur me deputetin e Librazhdit: Mos ta shoh të marrë më tendera!

0
2

Në dosjen e SPAK zbulohet se Belinda Balluku ishte në dijeni të çdo veprimi dhe gjithçka bëhej sipas urdhrit të saj.

Madje në një moment ajo urdhëron dhe cilat kompani duhet të fitojnë tenderat dhe cilat jo e këto madje të përjashtohen kategorikisht nga të gjitha procedurat e tenderimit në republikën e Shqipërisë.

Në një komunikim të datës 28 tetor 2021, ministrja i kërkon drejtorit të ARRSH-së, Evis Berberit, që firma e konsulencës “Civil Cons”, e lidhur me ish-deputetin demokrat Lefter Gështenja, të mos marrë më asnjë punë në territorin e Shqipërisë.

  • “Mos ta shoh të marrë tjetër punë në Republikën e Shqipërisë”, urdhëron Balluku, ndërsa Berberi i përgjigjet se “është e lehtë”.

Pjesë nga dosja:

Në datën 28.10.2021, në orën 12:44, në aplikacionin “whatsApp”, shtetasja Belinda Balluku i përcjellë (forëarded) shtetasit Evis Berberi mesazhin “Civil Cons“.

Në orën 12:44, Evis Berberi: “?”.

Në orën 12:44, Belinda Balluku i përcjellë (forëarded) shtetasit Evis Berberi mesazhin “Ka dhe nje firme konsulence per projektim supervizim me korab alikon. Jane supervizor tek porto roman?”.

DOSJA e SPAK/ Balluku urdhëronte të ‘bllokohej’ firma e

Në orën 12:45, Evis Berberi: “Po jane te Porto romano”.

Në orën 12:45, Belinda Balluku: “Kte e ka Lefter Geshtenja, deputet i librazhdit i PD”.

Në orën 12:46, Evis Berberi: “Ok”. Më pas, në orën 12:48, në aplikacionin “Signal Private Messenger”, shtetasi Evis Berberi i dërgon shtetases Belinda Balluku mesazhin “Urgjente apo ne te ardhmen?”.

Në orën 12:50, Belinda Balluku: “Jo, jo po mos ta shoh te marr tjeter pune ne rep e shqiperise”. Në orën 12:50, Evis Berberi: “Eshte e lehte”.