
Sipas dosjes hetimore të SPAK punonjës të një servisi në Elbasan, rezultojnë të rregjistruar në kompaninë kompania “TGV&T-2014″, e cila rezulton të jetë fituese e 402 milion lekëve nëpërmjet tre faturave tatimore.
Kjo kompani dhe këta punëtorë anonimë servisi nuk kanë bërë asnjë punë në “Albatek Energy”, por çuditërisht kjo kompani ka çuar sasinë e parave tek njerëzit e ish-ministrit Lefter Koka.
Punëtorët e servisit janë zbuluar vetëm pasi janë thirrur në SPAK, ku kanë treguar se nuk kanë pasur asnjë dijeni se kanë punuar në të tillë firme.
“Ora Neës” mëson ekskluzivisht se ata kanë shpjeguar se nuk kanë punuar ndonjëherë për shoqërinë TGV&T-2014” sh.p.k.
Tre prej tyre janë persona që kanë punuar në një servis në Elbasan në pronësi të shtetasit K. H, ndërsa një tjetër ka shpjeguar se ka çuar makinën për rregulluar në këtë servis dhe as vetë nuk dinte se si kishte përfunduar punëtor në këtë kompani në Durrës.
Kompania “TGV&T-2014” me seli në Spitallë, në Durrës është krijuar në datën 10 korrik 2014 me ortak dhe administrator shtetasin E. Xh, i cili më datë 24 gusht 2015, i ka shitur aksionet tek A. Xh. Në datën 1 mars 2017, A. Xh i ka shitur aksionet tek B. K. Për aktivitetin e kësaj shoqërie rezultojne rrethanat si me poshtë:
“Kjo shoqëri ka bërë shitje te shoqëria “Albtek Energy” sh.p.k në 3 raste në total në vlerën 39.840.000 lekë. Faturat tatimore kanë të gjithë përshkrimin “Punime sipas stacionit bashkëngjitur” dhe mbajnë datat 28 tetor 2015, 31 mars 2016 dhe 31 maj 2016. Po kështu subjekti në fjalë ka bërë shitje te shoqëria “ITS” sh.p.k. me anë të faturës tatimore të shitjes se datës 28 tetor 2015, në shumën 11.760.000 lekë. Rezulton se në llogarinë bankare të shoqërise “TGV&T-2014″, janë transferuar për shlyerjen e faturave të mësipërme, në bankën… shuma prej 34 860.000 lekë, ndërsa në bankën … shuma prej 5.400.000 lekë, pra në total në shumen 40,260.000 lekë” thuhet në dosjen e siguruar nga Ora News.
Në dokumentet e sekuestruara dhe të kërkuara në shoqërinë “Albtek Energy”, nuk është konstatuar ndonjë situacion apo ndonjë dokument tjetër që të provojë faktin se në ndërtimin e objektit janë kryer punime nga shoqëria TGV&T-2014″ sh.p.k
Referuar dokumentacionit të administruar nga organet tatimore, në periudhat kur janë lëshuar faturat tatimore te shitjes, në muajin tetor 2015 shoqëria ka pasur 5 punëtore. Në përiudhën mars-maj 2016 ka pasur 8 punëtore. Të pyetur lidhur me rrethanat e hetimit punëtorët E. Fida, H.Sh, M.H, A.H kanë shpjeguar se nuk kanë punuar ndonjëherë për shoqërint TGV&T-2014” sh.p.k. Tre të parët janë persona që kanë punuar në një servis në Elbasan në pronësi të shtetasit K.H, ndërsa A.H shpjegon se ka çuar makinën për rregulluar në këtë servis.
Në kallëzimin penal pretendohet se A. Xh, ka lidhje shoqërore me ish-ministrin Lefter Koka. Nga hetimet këto pretendime provohen pasi ka rezultuar se dy shtetasit e mësipërm kanë udhëtuar në disa raste me të njëjtin automjet jashtë Shqipërisë. Konkretisht, ata kanë udhëtuar së bashku me të njëjtin automjet, në datat 13 qershor 2016 dhe 27 nëntor 2018 nga Porti Durrës.
ora news
