Seanca për dosjen e sterilizimit është shtyrë për në 29 dhjetor, pasi ka përfunduar qëndrimi i të gjithë të akuzuarve.
Në këtë datë do të jepet qëndrim nga gjykata për kërkesat e ndërmjetme dhe për gjyqin paraprak.
Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj ka kërkuar sot heqjen e masës së ndalimit për të dalë jashtë vendit që e ka në këtë dosje duke u shprehur me fjalët “Meqë ia hoqe Berishës, ma hiq edhe mua”. Por gjykata e rrëzoi kkërkesën7
Ndërkohë, siç raporton gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha që ka ndjekur gjatë gjithë ditës këtë gjyq maratonë me dyer të mbyllura, i nisur prej orës nëntë të mëngjesit, tetë të pandehur kërkuan gjykim të shkurtuar.
Spak tha se nëse pranojnë gjykimin e shkurtuar të të gjithëve, atëherë sugjerojnë ndarjen e çështjes, pra ish ministri Beqaj të gjykohet veçmas nga 8 të akuzuarit e tjerë.
Për kërkesat e ndërmjetme si plotësimi i hetimeve dhe të tjerat dhe nëse do pranojë gjykimin e shkurtuar vendimi jepet më 29 dhjetor.
Top Channel