Dosja “Gërdeci”, SPAK kërkon si dëshmitar Shkëlzen Berishën dhe Aldo Bumçin, seanca e radhës më 29 shtator

0
127

Është shtyrë sërish gjyqi për Fatmir Mediun lidhur me çështjen ‘Gërdeci’. Seanca e radhës do të mbahet më 29 shtator. Vendimi erdhi pas kërkesës së SPAK për 52 dëshmitarë, mes tyre Aldo Bumçin dhe Shkëlzen Berishën.

Mbrojta e Mediut kërkoi kohë që të njihet me kërkesën e SPAK për dëshmitarët dhe provat, që të mos ketë përplasje mes tyre. Në seancën e radhës në 29 shtator, në 14:30 do të shprehet gjykata se cilët janë personat që do të pranohen si dëshmitarë.

Çështja ndaj ish-ministrit Mediu është rihapur pasi Zamira Durdaj, e cila humbi të birin në ngjarjen e Gërdecit, e kallëzoi atë në SPAK