Pas katër orëve në dhomë këshillimi Gjykata e Posaçme shpall vendimin për një pjesë të dosjes ‘Metamorfoza’, të bazuar në bisedat e mbajtura mes të pandehurve në aplikacionin Sky Ecc. gjykata deklaroi vetëm dispozitivin dhe të arsyetuar do ta japë më vonë.
Behar Brajoviç u shpall fajtor për sigurim të kushteve për vrasje të mbetur në tentativë dënimin me nëntë vjet burg. -Sigurim i kushteve për të vrarë Dorian Lulin – 10 vjet -Mbajtje pa leje të armëve -11 vjet -Fajtor për grup – 5 vjet burg -Korrupsion ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve – dy vjet burg Në bashkim të dënimeve, Behari dënohet me 13 vite burg, ndërsa i ulet një e treta dhe dënohet me 8.8 burg
Edmond Preka mbajtje pa leje në kuadër të grupit – 10 vjet. Fajtor për grup kriminal – 3 vjet. Përfundimisht dënohet me 10 vite gjashtë muaj burgim. I ulet një e treta dhe dënohet me shtatë vjet burg
Asmer Bilali – sigurim për të vrarë tre persona dhe dënimin me 8 vjet burg. Fajtor për grup të strukturuar kriminal – 3 vite burg. Në bashkim të dënimeve, dënohet me 8. 6 muaj burgim. Në ulje të dënimit dënohet me 5. 8 muaj burgim.
Deklarimin fajtor të ish-prokurorit Xhevahir Lita për zbulim të akteve sekrete Për korrupsion të funksionarëve të drejtësisë ndaj shtetasit Behar Brajoviç – 4 vjet burg. Korrupsion i zyrtarëve të drejtësisë për 4 vjet burg. Në bashkim të dënimeve – 5 vite burgim I ulet një e treta e dënimit të dhënë 3 vjet e katër muaj dhe urdhërohet shuarja e masës së arrestit, urdhërohet lirimi i tij nëse nuk mbahet për vepër tjetër penale
Deklarimin i pafajshëm i Oltion Bistrit pasi fakti nuk përbën vepër penale. Deklarimin fajtor të Bistrit për zbulim të akteve sekrete – 3 vjet.I pafajshëm për pastrim parash pasi fakti nuk provohet se ekziston. Përfundimisht dy vjet burg dhe urdhërohet lirimi i tij. Në lidhje me provat materiale provat të mbeten pjesë e procedimit penal. Rrëzohet kërkesa për konfiskim të pasurive me vlerë 1.3 milionë euro


