Ditën e sotme do të mbahet në Gjykatën e Posaçme seanca paraprake për ish-kryeministrin Sali Berisha, dhëndrin Malltezi dhe 3 të akuzuarit e tjerë në dosjen e aferës Partizani. Mësohet se seanca do të zhvillohet në orën 12:00.
Pas shqyrtimit të dosjes gjyqtarja Flojera Davidhi pritet që të vendosë sot nëse Berisha dhe dhëndri do kalojnë për gjykim. Berisha akuzohet për korrupsion pasiv dhe do bëhet ish-kryeministri i parë që shkon në gjykatë për këtë vepër penale, nëse Davidhi vendos që dosjen ‘Partizani’ ta kalojë për gjykim.