Dosja “Plumbi i Artë”/ “Spiun i talentuar”, bashkëpunëtori i drejtësisë, Erion Alibej: Arsen Preçi i çonte armët tek Nuredin Dumani

0
2

Është zhvilluar këtë të martë gjyqi në GJKKO për dosjen “Plumbi i Artë”. Në këtë seancë ka folur i pandehuri për dosjen “Plumbi i Artë”, si edhe Erion Alibej, bashkëpunëtor i drejtësisë.

“ABC News” ka zbardhur rrëfimet mes të pandehurit për dosjen “Plumbi i Artë”, dhe bashkëpunëtorit të drejtësisë Erion Alibej.

Mes tensioneve, Xhuljan Hoxha i është drejtuar Erion Alibejt, “spiun i talentuar”, ndërsa ka thënë se informatori i Erjon Alibej është Kei Piu.

Nga ana e tij, Erion Alibej, ka thënë se nuk i kujtohet nëse ka folur apo jo në “Enchrochat” apo “SkyEcc” me shtetasin Kei Piu. Alibej ka treguar se ky shtetas i ka dhënë informacione për Gentian Sharrën.

Gjithashtu ka rrëfyer se Arsen Preçi i çonte armët tek Nuredin Dumani.

Zhvillimi;

Pyetje nga Xhuljan Hoxha i pandehur për dosjen “Plumbi i artë” e për Erion Alibejn bashkëpunëtor i drejtësisë.

Hoxha: A ke folur në “Sky” me Kei Piun?

Erjon Alibej: Nuk e mbaj mend nëse kam folur në “Enchrochat” apo “SkyEcc” me shtetasin Kei Piu. Kei Piu më ka dhënë informacione për Gentian Sharrën. Unë ja merrja me rezerva, sepse nuk kisha besim tek ai. Më jepte informacion për familjarët e mi si dhe për ngjarjen e Bradasheshit, ku vdiq vëllai im. Me ka dhënë dhe informacion për vëllezërit Çala. Unë kam vendos kamera pranë banesës se Kei Piut apo aty ku ai bënte palestër.

Xhuljan Hoxha: Unë në “Sky” i kam thënë Erjonit, për çfarë e do Kei Piun. Ai më ka thënë e përdor për çfarë të dua unë atë. Informatori i Erjon Alibej është Kei Piu. Ky ta thotë kodin e Kei Piut mos ta mbaj për vete. Bëje si burrat, thuaje meqë je spiun i talentuar.

Alibej: Arsen Preçi i çonte armët tek Nuredin Dumani. Arseni të ka hedh një armë afër një ferre aty dhe ti ke shkuar ta marrësh. Kishe një armë ti po nuk kishe fishekë. Ne të dy nuk kemi ndenjur ndonjëherë bashkë. Unë kam pasur shume makina, çfarë këto pyetje. Qyteti i Elbasanit është i vogël, e dinin të gjithë çfarë makine kisha unë. Arseni shumë pak informacione më ka dhënë, s’ka pas lidhje as me ruajtjet as me ndjekjet. Ka pas ai dhe “Sky” dhe Enchro. Kur unë jap kodin tim, aty dalin të gjithë personat me të cilët unë kam folur. Kodin e Arsenit unë nuk e mbaj mend. Arsen Preçi ka qenë në dijeni që Nuredin Dumani ka qenë në kërkim.

/abcnews.al/