Drama e familjes shqiptare fitoi “Oscar” për të rinj, filmi mes 10 më të mirëve nga mbi 2 mijë garues

0
87

Në emisionin “ABC e Mëngjesit”, në “ABC” u bashkuan Labinot Morina dhe Vjosa. Gjatë kësaj interviste kanë rrëfyer suksesin e arritur pas filmit të realizuar, që është përfshirë në 10 filmat më të mirë.

“Në film ka elemente të vërteta, ku është përfshirë edhe trillimi”, u shpreh Labinoti.

Ndërsa Vjosa, e cila në profesion është filozofe ka treguar se rruga drejt aktrimit ishte shumë interesante dhe ka bërë që ajo të përshihet dhe t’i përkushtohet filmit.

“Në film Vjosa ka pasur rolin e nënë, ndërsa unë kam zëvendësuar një aktor. Unë sapo u ktheva në Vjenë dhe pas dy ditësh më telefonojnë dhe më propozojnë bashkëpunimin për të xhiruar. Nuk kam pasur shumë kohë të përgatitem, pasi një aktor tjetër kishte dalë nga filmi dhe më duhej ta merrja përsipër. Kemi bërë prova dhe kemi dalë shumë shpejt në shesh të xhirimeve”, ka treguar ai.

Filmi flet për një familje nga Kosova që jeton në Vjenë dhe më pas autoritetet i kërkojnë të kthehen në vendin e tyre, pra të largohen.