Një dramë të rëndë kanë përjetuar dy familje në fshatin Mgullë të Kukësit. Një adoleshent me iniciale I.Ç ka përdhunuar një moshataren e tij.
Viktima, vetëm 15 vjeçe, e tronditur nga ajo që i ka ndodhur, ka vënë në dijeni menjëhërë të vëllanë G.M 28 vjeç në Kukës, i cili nuk ka vonuar të hakmerret.
Pas këtyre ngjarjeve dhe tronditjeve të mëdha në dy familjet dhe në gjithë fshatin Mgullë, hetuesit e Krimeve në Komisariatin e Kukësit arrestuan të dy djemtë: si përdhunuesin I. Ç, 15 vjeç të plagosur rëndë, ashtu edhe vëllanë e vajzës, G. M 28 vjeç.
Policia tha se “arrestimi i 15-vjeçarit tij u bë pasi ka bërë kallëzim një shtetëse 15-vjeçare, se kishte kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të.
Ndërsa arrestimi i G.M., 28 vjeç, banues në Kukës, u bë për “Plagosje të rëndë në gjendje të tronditjes së fortë psikike”.
© SYRI.net