Drejt zbardhjes vrasja e Indrit Ndojit në Fushë Krujë

0
122

Hetuesit po shkojnë drejt zbardhjes së vrasjes së Indrit Ndojit i cili u gjet i vdekur në një kanal mëngjesin e së premtes, 21 tetor 2022, në Fushë-krujë.

Burime jozyrtare nga grupi hetimor bëjnë me dije 34-vjeçari nuk është qëlluar me armë zjarri siç u deklarua më parë, por me kaçavidë.

Indrit Ndoji mësohet se ka pasur një përleshje fizike me autorin ose autorët përpara se ai të qëllohet me mjetin prerës në një arterie kryesorë në këmbë, çka i ka shkaktuar gjakderdhe të madhe e më pas vdekjen.

Autori i ngjarjes mësohet se ka lënë gjurmë në vendin e ngjarjes, ndërsa shumë lëvizje të vitimës para se të vritej janë dokumentuar edhe me pamje filmike.

Indrit Ndoj rezulton person me precedentë penalë.

Shtatorin e kaluar, ai u ndalua bashkë me Enea Babasin duke transportuar 19 emigrantë të paligjshëm drejt vendeve të BE-së, kundrejt pagesës.