Vijon protesta e qytetarëve te ministria e Brendshme dhe që tashmë janë zhvendosur te Kryeministria. Ata po kërkojnë drejtësi për 25-vjeçarin Klodian Rasha, i cili u vra mesnatën e djeshme nga efektivi i policies.
Pas reperit Stresi, që mbeti i lënduar, turmës iu bashkua edhe modelja e njohur Oriola Marashi. Mirëpo, duket se personazhet publikë nuk kanë mbaruar me kaq, pasi pak më parë ka postuar disa pamje Kejvina Kthella.
“Drejtësi për Klodianin”, ka shkruar ajo pranë postimit në Instagram.