Një 28-vjeçar është arrestuar nga Policia Rrugore e Tiranës, pasi drejtonte makinën, nën efektin e lëndëve narkotike. Në total, në Tiranë shkon në 33 numri i shoferëve që kanë rezultuar nën efektin e drogave, pas testimit me aparatin AquilaScan.
“Shkon në 33 numri i drejtuesve të mjeteve që kanë rezultuar nën efektin e drogave, pas testimit me aparatin AquilaScan.
Gjatë kryerjes së veprimeve policore dhe administrative, drejtuesi i automjetit me iniciale M. M., 28 vjeç, ka manifestuar sjellje të dyshimta në raport me kërkesat ligjore të punonjësve të Policisë, dhe nga verifikimi me drogëtestues rezultoi nën efektin e lëndëve droguese THC.
Sa më sipër, u bë menjëherë arrestimi në flagrancë i drejtuesit të automjetit, për veprën penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”, parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë”- njoftimi i policise.