Një punonjëse e një shkolle në New York detyrohej të fotografonte drejtoreshën e shkollës, duke pozuar me tanga në shkollë si dhe të ruajë fotografitë intime në telefonin e saj celular, raporton New York Post.
Sipas medieve të huaja, mësohet se drejtoresha ishte e martuar dhe kishte marrëdhënie jashtëmartesore me një person.
Drejtoresha kërkonte nga asistentja e shkollës t’i bëntë fototgrafi intime me tanga, që t’ia dërgonte më pas të dashurit të saj nëpërmjet telefonit të punonjëses.
Kjo ndodhte, pasi drejtoresha kishte frikë mos zbulohej nga bashkëshorti i saj. Prandaj dhe përdorte telefonin e asistentes për të komunikuar dhe shkëmbyer foto intime me dashnorin.
Pas disa kohesh asistentja vendosi ta denonconte rastin në polici.
Pas kësaj drejtoresha është larguar nga posti që mbante në shkollë dhe ndodhet në proces gjyqësor.
ORA TV