Drejtoresha me koronavirus, mbyllet drejtoria Arsimore e Elbasanit

0
242

Drejtoria Arsimore e Elbasanit është mbyllur pasi drejtoresha ka rezultuar pozitive me koronavirus. Tamponi i saj ka dalë para disa ditësh, ndërkohë që i gjithë stafi është vetë-karantinuar në banesat e tyre.

Ministria e Shëndetësisë konfirmoi 19 raste me Covid-19 në Elbasan gjatë ditës së sotme shifra më e lartë deri më tani në 24 orë që prej fillimit të pandemisë.

Elbasani numëron aktualisht 64 raste aktive me koronavirus, ndërsa që prej fillimit të pandemisë në këtë rreth kanë ndërruar jetë 7 pacientë.