Në qytetin e Elbasanit, bizneset që shfrytëzojnë hapësira publike janë nën trysni për të larguar aktivitetet e paligjshme dhe çmontuar strukturat që shkelin rregullat, por një prej individëve më të përfolur për korrupsion dhe abuzime me pushtetin, Leli Kaja, vazhdon të mbajë të paprekura hapësirat që ka zënë për qëllime personale dhe biznesi.
Sipas një banori, ish-drejtori i Policisë Ndërtimore dhe më pas Drejtor i Inceneratorit të Elbasanit, ka shkelur vazhdimisht rregullat dhe ka injoruar çdo kërkesë për të respektuar ligjin, duke lënë të paprekura strukturat që kanë zënë hapësira publike.
Leli Kaja, i njohur për lidhjet e tij të ngushta me afera korruptive dhe të akuzuar shpesh për përfshirje në skandale të shumta, duket se nuk ka ndërmend të ndjekë ligjin, duke bërë që Elbasani të mbetet një qytet ku korrupsioni dhe abuzimi me pushtetin janë të pranishëm çdo ditë. Edhe pse shumë biznese janë detyruar të largohen dhe të respektojnë ligjet për hapësirat publike, Kaja mbetet i paprekur.
Denoncimi i qytetarit:
Denoncim! Nëse në Elbasan të gjitha bizneset po i çlirojnë hapësirat publike, i vetmi që nuk ka çmontuar asgjë është Leli Kaja, ish-drejtor i Policisë Ndërtimore dhe 2 vitet e fundit Drejtor i Inceneratorëve të Elbasanit. Leli Kaja është njeriu më i korruptuar në Elbasan, i përfolur dhjetëra herë për korrupsion dhe afera korruptive!