Drejtoria detare njofton përkeqësim të motit: Erë e fortë dhe dallgë deri në 3 metra, deri të dielën

0
95

Drejtoria e Përgjithshme Detare njofton se në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike moti do të përkeqësohet edhe për nesër 10 dhjetor dhe pasnesër 11 dhjetor.

Era do të jetë me drejtimin Jug-Jug-Lindje dhe Jug Jug-Perëndim në forcën 5-9 bft, me erë të fortë dhe lartësi dallge nga 1.50 deri 3.00 metra. Subjektet që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë, duhet të marrin të gjitha masat e nevojshme për të parandaluar çdo rrezik të mundshëm.

Njoftim për përkeqësim të motit në Republikën e Shqipërisë:

Drejtoria e Përgjithshme Detare ju njofton se në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike moti do të përkeqësohet  për datën 09-10-11 dhjetor 2022 duke filluar nga ora 12:00 date 09 dhjetor era do të jetë me drejtimin Jug-Jug-Lindje dhe Jug JugPerëndim në forcën 5-9 bft, 1.00-1.50m dhe  shpejtësi 12-25m/s dhe lartësi dallge nga 1.50 deri 3.00 metra.

Subjektet që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë, duhet të marrin të gjitha masat e nevojshme për të qenë të sigurt dhe parandaluar çdo rrezik të mundshëm për shkak të kushteve të përkeqësuara të motit.

Përmirësimi i situatës meteorologjike të përkeqësuar do të jetë mbas datës 11 dhjetor 2022 ora 12:00.