Drejtuesi humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me murin, dërgohet me urgjencë drejt spitalit

0
244

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Lezhë, ku një person ka mbetur i lënduar.

Burimet bëjnë me dije se aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Rrilë, pranë fshatit Barbulloje e Vjetër.

Një automjet mercedez ka humbur kontrollin dhe është përplasur me murin e një banese, ku si pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit i cili është dërguar për të marrë mjekim në spital.

Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Fax