“Dridhet” Napoli, Insigne pozitiv me Covid-19 para ndeshjes me Spezian

0
167

Napoli i Luciano Spalettit po përgatitet për ndeshjen e ditës së nesërme kundër Spezias pa Lorenzo Insigne.

Klubi njofton: “Pas testeve të kryera mëngjesin e sotëm, lojtari doli pozitiv me Covid-19. Lojtari do të respektojë periudhën e izolimit në shtëpinë e tij.”.

Pozitiviteti i Insigne ka alarmuar të gjithë klubin, i cili tashmë ka kryer një kontroll të ri në të ekipit dhe rezultatet pritet të zbulohen më vonë.