Një 22-vjeçar është gjobitur nga Policia e Korçës pasi bllokoi qarkullimin e lirë të mjeteve për të kryer drift me automjet, duke rrezikuar kështu kalimtarë dhe automjete të tjera.
Pas publikimit të një videoje në rrjetet sociale, në të cilën shfaqej i riu duke bërë drift në lagjen nr. 6 të qytetit, policia ka bërë të mundur identifikimin dhe shoqërimin në komisariat të Dh. N, 22 vjeç, që shfaqet në video.
Ndaj 22-vjeçarit, u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për veprat penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit” dhe “Prishja e qetësisë publike”.
Gjithashtu nga shërbimet e Policisë Rrugore u vendos masa administrative me vlerë 40 mijë lekë të rinj, për shkelje të nenit 139, pika 3, të Kodit Rrugor, si dhe i’u tërhoq leja e qarkullimit.
Njoftimi i Policisë:
Korçë/ Bllokoi qarkullimin e lirë të mjeteve për të kryer manovra të rrezikshme (drift) me automjet, prishi qetësinë publike identifikohet, kapet dhe procedohet penalisht 22-vjeçari, drejtuesi i automjetit.
Shërbimet e Sektorit të Policisë Rrugore në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, pas publikimit të një videoje në rrjetet sociale, në të cilën shfaqet një drejtues automjeti, i cili në lagjen nr. 6, kishte bllokuar rrugën pasi po kryente manovra të rrezikshme (drift) me automjet duke shkaktuar prishje të qetësisë publike dhe duke u bërë burim aksidenti për vete dhe përdoruesit e tjerë të rrugës, falë veprimeve të shpejta dhe profesionale, si dhe falë bashkëpunimit të ngushtë me qytetarët, bënë të mundur identifikimin dhe shoqërimin e shtetasit Dh. N, 22 vjeç, që shafqet në video.
Ndaj 22-vjeçarit, u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për veprat penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit” dhe “Prishja e qetësisë publike”.
Gjithashtu nga shërbimet e Policisë Rrugore u vendos masa administrative me vlerë 40 mijë lekë të rinj, për shkelje të nenit 139, pika 3, të Kodit Rrugor, si dhe i’u tërhoq leja e qarkullimit.
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë falënderon qytetarët për besimin dhe i fton ata që të denoncojnë çdo rast të paligjshmërisë, në Komisariatin Dixhital apo në numrin pa pagesë 112, duke u siguruar reagim të shpejtë, profesional dhe të paanshëm.Gjithashtu, apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe mbrojtjen e jetës.