Një jaht me gjatësi rreth 15 metra është mbytur sot në plazhin Drimadhes në Dhërmi.
Ngjarja ka ndodhur në orën 18.30.Mjeti lundrues në një distancë rreth 100 m nga bregu duke qendruar bovë në spirancë është mbytur si pasojë e ndonjë çarje që mund të ketë pasur.Mjeti lundrues i mbytur i matrikulluar me emrin “BAE” me flamur panamez mësohet se është në pronësi të shtetasit Festim Mark Prendi, 38 vjeç, lindur në Shkodër banues ne Tiranë.Në jaht nuk ka pasur persona dhe mendohet se shkak i fundosjes ka qenë futja e ujit nga poshtë jahtit në një nga tapat kryesore të tij.