Drimadhes/ Merr flakë motoskafi, pëson djegie 31 vjeçari që e riparonte

0
153

Një motoskaf është përfshirë nga flakët gjatë riparimit të tij, dhe përpasojë ka pësuar djegie edhe 31 vjeçari që po kryente riparimin.

Ngjarja është shënuar sot (6/qershor 2022) në fshatin Drimadhes, Dhërmi.

“Më datë 06.06.2022, në fshatin Drimadhes, Dhërmi, ka marrë flakë, gjatë riparimit të tij, një motoskaf. Për pasojë shtetasi N. L., 31 vjeç, i cili po merrej me riparimin e motoskafit, ka pësuar djegie në zona të ndryshme të trupit” informon sot policia e Vlorës.

31-vjeçarit iu dha ndihma e parë në qendrën shëndetësore në Drimadhes dhe po transportohet në spitalin e Tiranës, për mjekim me të specializuar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e rrethanave të ngjarjes.