Nis seanca gjyqesore ndaj Dritan Dajtin. Seance do te behet me video konference per arsye sigurie me IEVP Peqin.
Në Gjykatën e Elbasanit ka nisur seanca në ngarkim të Dritan Dajtin, i cili ka bërë kërkesë për lirimin e tij.
Ky i fundit nuk është i pranishëm fizikisht në seancë, por do të marrë pjesë virtualisht me videokonferencë për arsye sigurie. Dajti ndodhet i izoluar në Burgun e Peqinit.
Pak ditë pasi Gjykata e Lartë e riktheu në burgim të përjetshëm Dritan Dajtin, ai i është drejtuar me një kërkesë burgut të Peqinit për lirim nga qelia.
Avokati: Prisnim qe Dritan Dajti te ishte i pranishem. Klienti im i shqetesuar pse nuk eshte lejuar prania ne gjykate.