IEVP Peqin ka raportuar në Gjykatë për kohën e vuajtjes së dënimit nga Dritan Dajti: I kemi dërguar shkresë Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve dhe Ministrisë së Drejtësisë për të na ndihmuar për përllogaritjen e kohës së dënimit, pasi kanë ndryshuar disa vendime dhe për ne është bërë e vështirë përllogaritja e saktë e përllogaritjes së viteve të dënimit
Burgu i Peqinit deklaron se e ka të pamundur të llogarisë dënimet e Dritan Dajtit, pasi ka disa vendime gjykate. IEVP Peqin nuk ka bërë përllogaritje për Dritan Dajtin, as për periudhën e para daljes së vendimit të Gjykatës së Lartë.
Dritan Dajti: Si është e mundur që IEVP nuk përllogarit vitet e vuajtura. IEVP Peqin po merr atributet për të llogaritur vendimet e gjykatave që nuk është kompetencë e saj.