Në ditën botërore kundër drogave, mjekët kanë zgjedhur të japin një mesazh ndaj të rinjve. Ata ju kujtojnë pasojat në shëndetin mendor, atë fizik por edhe problemet ekonomike dhe familjare. Mjekët toksikologe thonë se edhe ne vendin tonë është rritur mosha e përdoruesve me moshë të re.
Droga nuk ju bën të fortë dhe as të lirë! Ajo vret të ardhmen dhe jetën tuaj! Me këtë mesazh mjekët i drejtohen veçanërisht të rinjve dhe adoleshentëve që vitet e fundit po shtohen në radhët e përdoruesve të drogave.
Në ditën botërore kundër përdorimit të substancave narkotike shefi i Toksikologjisë në QSUT, flet për pasojat në shëndetin mendor dhe fizik nga përdorimi I drogave të ndryshme, shpesh i përzierë me alkoolin, marijuana, kokaina dhe drogat sintetike janë substancat narkotike më të përdoruara nga të rinjtë në vendin tonë.