Droga “sheshit”, policia shkurton strukturën e narkotikëve në Tiranë

0
175

Sektori i Hetimit të Narkotikëve, e cila është struktura me e rëndësishme në DrejtorinëVendore të Policisë së Tiranës, ka pësuar ndryshime në organikën e saj.

Sipas një shkrese që “Ora News” ka siguruar, rezulton se në këtë sektor është marrë urdhri për shkurtimin e 5 agjentëve.

Në shkresën, e cila mban firmën e drejtorit të Përgjithshëm Muhamet Rrumbullaku, shpjegohet largimi i tyre, por pa dhënë arsyen pse do ndodh ky shkurtim.

Ndërkohë, në sektorët e tjera të Drejtorisë së Tiranës organika nuk ka ndryshuar.

Vetëm në më pak së 1 vit sektori i Narkotikëve ka kryer operacione, përgjime dhe blerje të stimuluar duke sekuestruar marijuanë, kokainë, heroinë dhe ekstazi.

Po ashtu, në më pak së 1 vit mbi 200 persona u arrestuan dhe proceduan për shitje të lëndëve narkotike.

Me largimin e 5 agjentëve, numri i forcave policore tek Antidroga shkon në 10.

Po ashtu mësohet se edhe strukturës së Operacionales i kanë hequr 5 agjentë, ndërsa Krimeve të Rënda

Ndërsa, mësohet po ashtu se shkurtime agjentësh kanë realizuar në të gjitha Komisariatet e Policisë, të cilat tashmë numërojnë nga 2 efektivë më pak.