Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Sektori i Qarkullimit Rrugor arrestoi në flagrancë shtetasin A. Ll., 41 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje te dehur.
Komisariati i Policisë Elbasan arrestoi në flagrancë shtetasin A. D., 42 vjeç, banues në Elbasan, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Seksioni për Hetimin e Narkotikëve referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit K. Sh., 18 vjeç dhe E. Sh., 22 vjeç, pasi gjatë kontrollif fizik, në hyrje të stadiumit, iu gjet dhe sekuestrua një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike kanabis.
Sektori i Qarkullimit Rrugor referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-F. R., 25 vjeç, banues në Tiranë, pasi ditën e djeshme, në aksin rrugor “Elbasan-Bradashesh”, automjeti që ai drejtonte është përplasur me automjetin me drejtuese shtetasen A. V.. Si pasojë është dëmtuar shtetasja A. V., e cila është jashtë rrezikut për jetën;
-Y. A., 67 vjeç, banues në Prrenjas, pasi ditën e djeshme, në aksin rrugor “Librazhd-Prrenjas”, automjeti që ai drejtonte ka përplasur lehtë shtetasin polak M. K., 55 vjeç, i cili lëvizte me biçikletë.
-Ditën e djeshme, ka kallëzuar drejtoresha e një gjimnazi në Elbasan, se në rrjete sociale janë krijuar profile false, me përmbajtje fyese për nxënësit e kësaj shkolle. Vijon puna për identifikimin e autorit/ve.
-Ditën e djeshme, në Spitalin Rajonal Elbasan, është dërguar nga familjarët, për mjekim, një i mitur 5 vjeç, i cili dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht në ambientet e kopshtit. 5-vjeçari pasi mori mjekim, u largua në banesë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.