Drogë me vlerë 20 mijë euro në makinë, arrestohet shqiptari në Itali

0
218

Një 33-vjeçar shqiptar është vënë në prangat e policisë italiane, pasi u kap mat duke shpërndarë lëndë narkotike.

Mediat vendase shkruajnë se 33-vjeçari ishte nën vëzhgim prej ditësh nga policia e qytetit dhe arrestimi ka ndodhur më 1 prill në një parking në Sant’Alessio.

Mediat italiane shkruajnë se shqiptari me banim në Piza, u kap duke i shitur doza kokaine një subjekti tjetër, por ky i fundit është larguar nga vendngjarja.

Policia pas sekuestrimit të drogës që kishte e vete, zhvilloi kontroll në shtëpinë e tij, ku gjeti 60 gr lëndë narkotike mbi 7000 mijë euro dhe mjete të terja të nevojshme për paketimin e drogës.

Ndërkohë 33-vjeçari ndodhet në paraburgim, duke pritur masën e dënimit nga drejtësia italiane./abcnews.al