Drogë në vazo reçeli dhe gogozharesh, pranga biznesmenit dhe punëtorit të tij në Cërrik (EMRAT)

0
245

Eris Skënderi dhe Roland Dulja janë vënë në prangat e Policisë së Elbasanit, për shkak se në marketin e tyre shitej drogë, e cila ishte fshehur në vazo, që përdoreshin më herët për produkte ushqimore.

“Finalizohet operacioni policor “Marketi”, i ndjekur me metoda speciale hetimi, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve. Operacioni nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve në DVP Elbasan, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Cërrik. Sekuestrohen një sasi kanabisi dhe një aparat celular. Vihen në pranga pronari dhe punëtori i një marketi.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative se 2 shtetas merreshin me shitjen e lëndës narkotike, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Marketi”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

E. S., 31 vjeç dhe R. D., 22 vjeç, të dy banues në Cërrik. Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në marketin me pronar shtetasin E. S. dhe punëtor shtetasin R. D., gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale rreth 2.6 kg lëndë narkotike kanabis dhe një aparat celular.

Vijon puna për identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë që janë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Materialet procedurale do t”i kalojnë Prokurorisë pranë Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve””, njofton policia.

fax web