Një 27-vjeçar kinez dyshohet se ka u ka dhënë dhjetëra vajzave alkool dhe drogë përpara se t’i përdhunonte dhe t’i filmonte ato, duke ruajtur videot si “suvenire”.
Gjykata e brendshme e Londrës u informua se regjistrimet ishin ruajtur në telefonin e tij dhe në dy kamera.
Zou, përballet me 11 akuza për përdhunim teksa ai akuzohet gjithashtu për posedim të pornografisë ekstreme dhe posedim të lëndëve narkotike, por i ka mohuar të gjitha akuzat.
Viktima e parë e supozuar ishte një shtetase kineze, e cila tha se shkoi në shtëpinë e të pandehurit për të studiuar matematikë dhe tha se asgjë nuk ndodhi. Ditë më vonë, një mik e ftoi për një pije në banesën e Zou, ku pesë prej tyre pinin vodka.
Gjatë mbrëmjes, ajo mendoi se Zou ishte “i çuditshëm dhe i mërzitshëm”, por e dehur situata doli jashtë kontrollit. Kur Zou shkoi në dhomën e tij të gjumit për të marrë diçka, vajza u përpoq të ikte, por ai e tërhoqi zvarrë dhe e përdhunoi.
Top Channel