Vajza 26 vjeçare, e cila u drogua dhe abuzua seksualisht nga tre persona në Vlorë, ndodhet në reanimacion në spitalin e Vlorës. Gazetari Elton Nika raporton se vajza ndodhet në gjendje stabël por rëndë psikologjikisht. Ajo është gjetur në rrugë nga policët, të cilët e kanë dërguar në gjendje të rëndë në spital.
Siç raporton gazetari, tre të rinjtë janë shokë me njëri-tjetrin ndërsa nuk dihet lidhja që kishin me vajzën. Pritet përmirësimi i gjendjes së të resë për të dhënë një deklaratë për policinë. Dy prej tyre janë arrestuar ndërsa tjetri është shpallur në kërkim. Sipas gazetarit, ata nuk rezultojnë me precedentë penalë./abcnews.al