Nisur nga rritja e vazhdueshme dhe e papërballueshme e çmimit të druve të zjarrit, për të dytin vit me radhë Bashkia e Elbasanit po shpërndan dru zjarri për shtresat në nevojë me çmim ekonomik.
“Prioritet për shitjen e druve me çmim të ulët I është dhënë familjeve në nevojë, familjeve me ndihmë ekonomike, pensionistëve të vetmuar etj. Përfitojnë rreth 1500 familje kryesisht kategoritë e sipërpërmendura”-shprehet drejtori i Agjencisë së Pyjeve, Shpëtim Çullhaj.
Për pensionistët dhe familjet në nevojë marrja e druve me çmim rreth 30 përqind nën çmimin e tregut ka qenë ndihmë në kushtet kur për ta edhe ngrohja me energji elektrike është e papërballueshme.
Po ashtu, tashmë në të gjitha kopshtet dhe shkollat e zonave rurale janë siguruar dhe shpërndarë drutë e zjarrit për përballimin e stinës së ftohtë.
Top Channel