Vera nuk paska të mbaruar për Dua Lipën. Temperaturat janë “ngritur” në instagramin e saj teksa ylli i muzikës ka treguar linjat perfekte duke shijuar ditë pushimesh mes miqsh.
Ndërsa ajo shkruan “ishin javë të bukura por shtëpia është aty ku është dhe zemra”, shoqëruar me flamurin e Anglisë, Dua është kthyer në shtëpi për tu përgatitur për koncertin e madh në Royal Albert Hall në datën 17 tetor.
Por sukseset për divën tonë nuk kanë të ndalur. Dua do të zhvillojë turin e saj nëpër botë i cili starton në datën 5 nëntor dhe supozohet të zgjasë gati një vit të tërë.
Sigurisht që thashethemeve për një romancë të re nuk i ka shpëtuar as Dua Lipa. Në rrjet po përflitet për një lidhje mes Lipës dhe aktorit Callum Turner pasi janë parë disa herë nën shoqërinë e njëri-tjetrit.
Gjithsesi çdo gjë vazhdon të mbetet në kuadër të thashethemeve pasi asnjëra nga palët nuk kanë pohuar apo mohuar ndonjë gjë.