Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa është një ndër emrat me të njohur në të gjithë botën. Dua është spikatur për zërin e saj dhe stilin e veçantë që e karakterizon.
Ndryshe nga herët e tjera Dua kësaj here ka reaguar edhe për çështjet politike që ndodhin në vend.
Si e gjithë bota që ka sytë nga zgjedhjet presidenciale në Amerikë edhe Dua nuk mund të qëndronte pa bërë një reagim në lidhje me këtë temë. Këngëtarja shqiptare nëpërmjet një postimi në Twitter ka treguar hapur se është në mbështetje të Biden në këto zgjedhje dhe është kundër një fitoreje të dytë të Trump.
Ajo thotë se në këto momente Biden nuk i duhet vetëm Amerikës por të gjithë botës dhe se ai është zgjedhja e duhur.