Dua Lipa shfaqet mahnitëse dhe “qesharake” me fustanin e saj rozë

0
109

Një prej yjeve të estradës së suksesshme të gjeneratës së saj është Dua Lipa, e cila poston shpesh në rrjetet sociale, duke treguar anën e saj seksi .

Këngëtarja 27-vjeçare fituese e shumë çmimeve është rikthyer me foto seksi në Instagram, me një kthesë më lozonjare në fustanin që zgjodhi të vishte.

Ajo prej ditës së djeshme ndodhet në Australi, për një koncert të madh që dha në Melburn dhe pas spektaklit shkoi të argëtohej me miqtë dhe kolegët. Gjatë daljes së saj, ajo zgjodhi një fustan rozë të çuditshëm të bërë tërësisht nga rrjetë peshku. me pjesët e diskutueshme të trupit të saj të mbuluara pak. Poshtë saj kishte veshur bikini rozë. Megjithatë, pjesa e sipërme zgjodhi ta mbulonte me një nga filmat vizatimorë më të famshëm dhe më qesharak, Patrick. Bëhet fjalë për mikun yll të “Sponge Bob ” në serialin e animuar me të njëjtin emër.

Si çdo herë tjetër, edhe ky postim i saj u bë viral, duke mbledhur mbi 2 milionë pëlqime në Instagram.