
Dua Lipa po shijon disa momente relaksi dhe këtë e ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram. Këngëtarja shqiptare me famë botërore ka postuar disa foto nga pushimet, ku shfaqet e veshur me bikini dhe duket më në formë se kurrë.
Me një stil plot hijeshi dhe një buzëqeshje rrezatuese, Dua ka marrë komplimente pa fund nga fansat, të cilët e kanë mbushur postimin e saj me komente pozitive. Duket se lidhja e saj me aktorin Callum Turner po i bën mirë, pasi ajo shkëlqen nga lumturia.
Si gjithmonë, Dua di si të tërheqë vëmendjen.


