“Duam të luajmë për diçka”, Sylvinho: Hyjmë në fushë për të fituar

0
59

Diçka më shumë se 24 orë na ndajnë nga përballja më e rëndësishme e këtij viti për “Legjionarët” tanë, teksa në “Merkur-Spiel Arena”, të Dyseldorfit do të sfidojnë “Iberikët” e Spanjës, në sfidën e tretë dhe të fundit të fazës së grupeve, ku një fitore do të na siguronte kualifikimin historik, për në fazën me eleminim direkt të këtij kompeticioni.

Këtë të dielë zhvillohen edhe konferencat zyrtare për shtyp, ku fillimisht është radha e “Legjionarëve” tanë, ku bashkë me teknikun Sylvinho është edhe kapiteni Berat Gjimishti, të cilët do t’i përgjigjen pytejeve të gazetarëve shqiptarëve dhe të huaj.

Më tej gjatë konferencës për shtyp, tekniku Sylvinho vijoi të analizonte kundërshtarin, ku nuk munguan as elozhet për “Iberikët”, teksa më tej i dha kurajo “Kuqezinjve” për sfidën e nesërme, teksa shtoi se do ta konsideronte një arritje historike në “Legjionarët” arrijnë mes 16 më të mirave.

“Spanjë-Itali ishte një ditë pas ndeshjes tonë, kështu që e dimë si luajnë kundërshtarët. Është një skuadër që ka shumë cilësi, lojtarë shumë të mirë. Ata sulmojnë, kanë një lojë të hapur dhe mbrojtje fantastike. Kanë humbur vetëm një ndeshje kundër Skocisë. Janë të fortë me një trajner të nivelit më të lartë. Por lojtarët e mi janë të guximshëm. Çdo gjë mund të ndodhë gjatë 90 minutave. E dimë që kemi cilësi prandaj do të shkojmë në fushë për të luajtur.

Arritja e avantazhit është e madhe. Nuk është e lehtë. Patjetër që është avantazh për të shënuar të parët, por ky është hera e dytë që garojmë në Kampionate Evropiane. Lojtarët kanë filluar të adaptohen mirë, kemi disa lojtarë të rinj, që janë përmirësuar dhe janë duke treguar se cfarë mund të bëjnë. Ka të bëjë dhe me përvojën në terren, me ballafaqimin. Mund t’ju ndodhë edhe skuadrave më të mira në botë. Por duhet të përmirësohemi. Do të ketë faza ku ne menaxhojmë lojën më mirë apo më keq.

Jam i lumtur, ne përfaqësojmë Shqipërinë dhe jemi të lumtur që jemi në këtë grup të vdekjes dhe ne duam të luajmë për dicka. Të shkojmë në këtë ndeshje për të fituar dicka. Jam I kënaqur me lojtarët e mi, kemi bërë cdo gjë të mundur për të aritur këtu. Do të tentojmë të bëjmë dicka tjetër. Cdo gjë është e mundur gjatë 90 minutave.

Jam ende I ri, është një ndeshje me rëndësi, një ndeshje që s’do ta harroj pasi si trajneri të luaj kundër Spanjës, që vend ku kam jetuar, dhe është dicka që është e mrekullueshme. Natyrisht kemi pasur ndeshje me rëndësi gjatë fazës kualifikuese, kemi luajtur kundër Italisë, me Kroacinë. Na është dashur të përgatitemi shumë mirë për këto ndeshje.

Ne kemi punuar me Kombëtaren shqiptare me muaj. Kemi parë përkushtim të madh nga lojtarët dhe besim të madh ngha njerëzit që punojnë për këtë skuadër. Ka 3 milion shqiptarë, në Shqipëri, po rreth 10 milionë shqiptarë në botë. Gjeneratat e tanishme janë duke gëzuar ndeshjet e Kombëtares në Kampionat Evropian. Spanja është skuadër e mirë por ne do të luajmë gjatë minutave dhe nëse fitojmë edhe më mirë. Do të jetë me të vërtetë kënaqësi e madhe për të luajtur në mesin e 16 skuadrave më të mira. Do të jetë e vështirë por do të bëjmë performancën tonë më të mirë”,- u shpreh më tej Sylvinho.