Dhjetëra banorë të fshatrave Kalivaç, Dunicë dhe Gurabardhë kanë protestuar duke bllokuar për disa minuta edhe aksin e ri Qukës–Qaf Plloçë.
Protesta e banorëve është motivuar nga parashikimi i mbylljes së kësaj daljeje në rrugën kryesore, duke i detyruar të përdorin një dalje tjetër, e cila sipas banorëve u zgjat rrugën me mbi 3 km, shkruan A2 CNN.
Ndërkohë, administratori i njësisë administrative Trebinjë, që përfshin fshatrat Kalivaç, Dunicë dhe Gurabardhë, edhe pse mbështet shqetësimin e banorëve, shprehet se mbyllja e kësaj rruge është propozuar për arsye sigurie.
Gjatë bllokimit të aksit Qukës–Qaf Plloçë nuk munguan as incidente të vogla mes banorëve dhe drejtuesve të mjeteve. (A2 Televizion)


