“Duel madhështor ky me Barcelonën, ADN-ja e Juventusit njeh vetëm fitore”

0
219

Drejtori sportiv i Juventusit, Fabio Paratici ka folur shkurt rreth supersfidës Juventus-Barcelona, duelin e Champions League që të gjithë po e presin me padurim.

Është një ndeshje e madhe midis dy dy klubeve historike botërore. Presim një përballje të shkëlqyer, që do të nderonte kompeticionin e Champions League.

Lojtarët tanë kanë gjithmonë dëshirë për të fituar, ia imponon ADN-ja e Juventusit. Kështu që unë nuk dua të shoh asgjë ndryshe nga ajo që shoh çdo ditë“, thekson Paratici. /abcnews.al