Në “Wembley” nuk do të ketë asnjë vend bosh këtë mbrëmje. Plot 90 mijë tifozë do të jenë të pranishëm dhe do të ketë mijëra shqiptarë për të mbështetur edhe Shqipërinë e Rejas në stadiumin mitik ku mund të bëjmë surprizën.Trajneri kuqezi duket se ka bërë zgjedhjet për ata që do të zbresin në fushë në orën 20:45 me Armando Brojën që siç e shpjegoi edhe ai vet, do ta nisë nga stoli.Në portë do të jetë si gjithmonë kapiteni Etrit Berisha e gjithashtu edhe mbrojtja është fiksuar me Ismajlin, Kumbulla dhe Veseli.
Mesfusha do të përbëhet nga Hysaj me Trashin nga krahët ndërsa në mes do të jenë Bare, Gjasula dhe Bajrami.
Sulmi i zgjedhur nga trajneri italian është dyshja Cikalleshi-Uzuni që në fakt sa herë që kanë luajtur bashkë nuk kanë shkëlqyer por shpresojmë që në “Wembley” ta bëjnë për të gjithë ne tifozët./Ora News/.