Shqipëria ka zhgënjyer sërish duke barazuar pa gola në sfidën ndaj Lituanisë e vlefshme për Ligën e Kombeve.
Pas takimit, trajneri i Kombëtares, Edi Reja tha se arbitri kryeso i ndeshjes nuk akordoi dy penallti në favor të kuqezinjve.
Por edhe pamjet televizive tregojnë se Karim Abed i mohon dy penallti Shqipërisë, për prekje të pastra të topit me dorë nga mbrojtësit vendas.
-Në minutën e 13-të, Shqipëria është në sulm me një aksion të Seferit, i cili futet në zonë dhe tenton portën por sfera bie në dorën e majtë dukshëm të hapur të mbrojtësit lituanez Girdvainis, dhe sipas pamjeve duhet të kishte një penallti për Shqipërinë. Në fakt, arbitri pas këtij momenti, akordon në mënyrë të habitshme një faull nga Seferi.
-Momenti i dytë flagrant është në minutën e 23-të kur Abrashi në të djathtë çon sferën te Sferi në qendër të zonës, i cili gjuan por sfera pasi përplaset në këmbë, bie në dorën e hapur të njërit prej mbrojtësve që me lëvizjen e dorës dukeshin jashtë pozicionit natyral, e ndalon sferën të shkojë në portë. Tjetër penallti e mohuar për Kombëtaren tonë.
© SYRI.net