“Duhej t’i thoja botës se nga vij”, Rita Ora: Jam inspiruar gjithmonë nga kultura shqiptare

0
161

Këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore, Rita Ora gjithmonë ka treguar me krenari origjinën e saj. Së fundmi, për “Diaspora Flet 2020”, Rita u shpreh se është frymëzuar gjithmonë nga kultura shqiptare dhe se ndihet krenare që nuk është artistja e vetme shqiptare që ka arritur të ndërtojë një karrierë të suksesshme ndërkombëtare

Për mua ishte shumë e rëndësishme t’i thoja botës kush isha dhe nga vija dhe gjithmonë kam qenë si një libër i hapur për të. Gjithmonë kam qenë e inspiruar nga kultura e Shqipërisë, moda, veshjet tradicionale, muzika, arti. Gjithmonë e kam dashur kulturën shqiptare Po t’i shikosh projektet e mia në vijim janë të frymëzuara nga kjo kulturë.”, tha ndër të tjera Rita.

Ndërkaq, Rita tha për kryebashkiakun Erion Veliaj se preferon të konsumojë ushqime tradicionale shqiptare, ku përmendi ndër më të preferuarit. Ndër të tjera, ylli i hitit “Anywhere” theksoi se tashmë me pandeminë është bërë më e ndërgjegjshme për t’u kujdesur për shëndetin mendor. Ajo tha se mediton çdo ditë në mëngjes dhe nuk e prek telefonin për disa minuta.E dua mëngjesin dhe e kam ngaqë mamaja gjithmonë ka gatuar mëngjese të mira. Nuk tallem po të them që të preferuarat e mia janë speca me djathë, vezë në havjar dhe nuk e di nëse e them gabim, por gjithashtu dhe llokumet që i bën mamaja, jem me reçel dhe mjaltë. Nuk po them që është ushqimi më i shëndetshëm por definitivisht është më i shijshëm.”, tha Rita.

Abc