Duhet të bëheni gati për muaj të vështirë; OBSH nuk sjell lajme të mira për Covid-19

0
226

Drejtori i përgjithshëmTedros Adhanom Ghebreyesus në një konferencë për shtyp tha ditën e djeshme se muajt e ardhshëm do jenë shumë të vështirë.

Sipas brazilianit, rritja e rasteve ka bërë që pitalet dhe njësitë e kujdesit intensiv të jenë në kufij ose përtej kapacitetit të tyre.

“Muajt ??e ardhshëm do të jenë shumë të vështirë dhe shumë vende janë në një rrugë të rrezikshme. Rritja e rasteve të regjistruara tashmë po çon spitalet dhe njësitë e kujdesit intensiv pothuajse në kufij ose përtej kapacitetit të tyre, dhe ne jemi ende në tetor”.

Kështu, Ghebreyesus u bëri thirrje liderëve të vendeve që të marrin masa për të parandaluar vdekjet e panevojshme dhe për të kufizuar përhapjen e virusit shpejt.

Ndër rrugët e propozuara nga OBSH për të shmangur karantinimim e dytë janë përmirësimi i testimit, gjurmimi i kontakteve të të infektuarve dhe izolimi i atyre që rrezikojnë përhapjen e virusit.

“Ne i nxisim udhëheqësit të ndërmarrin veprime të menjëhershme, për të parandaluar vdekjet e mëtejshme të panevojshme, shërbimet thelbësore shëndetësore dhe mbylljen e shkollave përsëri. Siç e thashë në shkurt, po e përsëris edhe sot: Kjo nuk është një lojë.”

living