Kryeministri Edi Rama u ka vendosur ultimatum prej 100 ditësh drejtuesve të Policisë së Shtetit për të gjetur personat e inflirtuar që bashkëpunojnë me krimin ose që abuzojnë me detyrën. Rama kërkoi që brenda këtij afati duhet të jepen shembuj ndëshkueshmërie.
“Nuk ka arsye që një qytetar e ndalon dhe i kërkon lekë. Që e ndalon dhe në sy të fëmijëve dhe gruas i bën atë presionin miserabël të pengmarrësit në mes të rrugës. Forca e shembullit tuaj është themeli i kësaj faze të re. Nëse do qëndroni në shembullin tuaj dhe do i ndiqni të gjitha prioritetet tuaja, brenda pak kohe gjithcka do fillojë të lëvizë për të arritur në një nivel të ri. Unë dua t’ju them se keni 100 ditë kohë për ta rivënë të gjithë trupën në angazhim maksimal nga i pari tek i fundit. Asnjë ditë më shumë që qytetarët të marrin frymë shumë të lehtësuar duke e parë policinë e shtetit në një nivel tjetër. Asnjë shkencë dhe asnjë luftë me të panjohur. Vetëm gjëra që dini t’i bëni mirë, gjërat që njerëzit duan si themelin e marrëdhënies me shtetin dhe policinë e tyre. Në çdo qark, në 100 ditë duhet të jepen shembuj të qartë që ka ndëshkueshmri. Ky është një objektiv i palëvizshëm. Në çdo qark, policët rrugorë, shqiponja skiftetrë dhe çakej që rrijnë si të infiltruar në polici të shkojnë përpara drejtësisë” – tha Rama.
Fax