Dukagjin/ I ati u qëllua për vdekje, Gjin Guri niset drejt Traumës! Plumba në pjesë të ndryshme të trupit

0
1201

I ati iu qëllua për vdekje në malin e Shoshit në Dukagjin, ndërsa vetë Gjin Guri mbeti i plagosur rëndë.

Sipas burimeve, viktima Zef Guri, nuk ishte shënjestër e atentatit, por ka marrë disa plumba në pjesë të ndryshme të trupit dhe është duke u dërguar drejt Traumës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:45, ku persona të paidentifikuar dhe sipas burimeve autorët kanë qëlluar drejt tyre me kallashnikov.

Drejtues të lartë të Policisë së Shtetit, sikurse shërbimet e RENEA-s dhe të FNSh-së janë vënë në aksion për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

“Në drejtim të Dukagjinit janë nisur drejtues të lartë të Policisë së Shtetit dhe të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, shërbime të Repartit Special RENEA dhe FNSh-së, ekspertë kriminalistë dhe specialistë për Hetimin e Krimeve të Rënda nga Departamenti për Policinë Kriminale në DPPSh, me qëllim zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”, njofton policia.