Në sezonin e pestë të “The Kardashians, 26-vjeçarja Kylie shpërtheu në lot kur përmendi kritikat e panumërta për pamjen e saj.
“Është mrekulli që kam ende vetëbesim dhe mendoj se jam e bukur sa herë kur shikoj veten në pasqyrë”, – i tha ajo së motrës, Kendall Jenner me lot në sy.
Kylie po fliste për foton e saj virale, të shkrepur në Javën e Modës në Paris, ku kishte komente të shumta se ajo dukej si grua 40-vjeçare si pasojë e operacioneve estetike.
Kylie vazhdoi të qaj në shpatullat e motrës së saj, Kendall duke thënë për fansat se “ata mendojnë se ne nuk kemi ndjenja”.

