David de Gea, është I befasuar me situatën e Manchester United.
Ai ka treguar se në fillim të sezonit, të gjithë në shtëpinë e djajve të kuq ishin të të njëtit mendim, se do të jetë një sezon triumfues, ku do të luftojnë për shumë trofe.
‘Djajtë e Kuq’ kanë duruar një rrugëtim indiferent deri tani. Ata kalojnë në 1/16 e Ligës së Kampionëve ku do të përballen me Atletico Madridin.
Megjithatë, United u eliminua në raundin e tretë të Carabao Cup dhe raundin e katërt të FA Cup dhe aktualisht është i gjashti në Premier League, 21 pikë prapa liderit të ligës, Manchester City.
“Unë mendoj se dikush na ka mallkuar apo diçka tjetër,” tha De Gea. “E vërteta është se nuk e di se çfarë po ndodh, vërtet nuk e di. Njerëzit gjithmonë më pyesin dhe ne flasim për këtë si bashkëlojtarë dhe ne thjesht themi ‘nuk e dimë se çfarë po ndodh’. Duhet të kishim garuar për më shumë trofe, tituj më të mëdhenj, por thjesht nuk e di pse ky ekip nuk funksionon”. /Gazeta Express/