Rreth 100 gram tritol i lidhur me fitilzjarrpërcjellës u përdor për sulmin ndaj bizneseve të këngëtarit Noizy në Durrës, sipas ekspertizës. Asnjë person nuk është i ndaluar për ngjarjen, ndërsa vetë këngëtari ka deklaruar në polici se nuk do të akuzojë pa fakte.
Durres- Autorët e tritolvënies në dy biznese në Durrës të reperit Rigels Rajku i njohur me emrin e artit si Noizy, u filmuan nga kamerat e sigurisë, por ende asnjë person nuk është në pranga.
Grupi hetimor mësohet se ka në dorë disa pamje, ku shfaqen të paktën dy të dyshuar për ngjarjen e mëngjesit të së mërkurës, 8 qershor 2022, të cilat po verifikohen për identifikimin e tyre.
Ekspertët ndërkohë kanë arritur në përfundimin se për shpërthimin u përdorën 100 gram tritol i lidhur me kapsollë e fitilzjarrpërcjellës
Lënda plasesë me pas është hedhur mbi qepenin e lokalit butik ‘Illyrian’, në katin e parë të godinës, që sipas policisë ishte marrë me qira nga babai I këngëtarit, Bashkim Rajku.
Shpërtimi shkatërroi dyqanin dhe shkaktoi dëme edhe në lokalin “Rigels Shisha Lounge” në katin e dytë dhe disa objekte aty pranë.
Hetimet mësohet se janë shtrirë në disa pista.
Kryesore mbetet ajo e konflikteve të këngëtarit Noizy. Kjo pistë përforcohet nga fakti se sulmi ndodhi vetem dy ditë pas një përplasje të fortë mes tij dhe reperit tjetër Klevio Ahmetaj.
Në dëshminë para grupit hetimor Noizi mësohet se ka deklaruar se ai ishte në gjumë në kohën e shpërthimit dhe nuk mund të akuzojë askënd pa fakte.
Këntëtari ka mohuar të ketë konflikte të tjera veç atij me Cllevion, ngjarje për të cilën po hetohet në gjendje të lirë.
Nga ana tjetër edhe reperi Klevio Ahmetaj dhe anëtarë të grupit të tij kanë mohuar përfshirjen në sulmin me tritol ndaj Noizit. Ngjarja deri më tani mbetet pa autorë.