Durrës/ Djali vrau me thikë të atin, fqinjët: Kishte pak që ishte kthyer në Shqipëri, babai jetonte me një grua tjetër

0
2

Fqinjët e familjes Kodheli, ku sot ndodhi tragjedia në fshatin Shkallnur të Durrësit, ku Marjan Kodheli vrau me thikë babanë e tij, Pjetër Kodheli, kanë rrëfyer disa detaje për jetën e familjes.

Ata thanë se autori ishte kthyer prej pak kohësh në Shqipëri dhe se familja njihej si e qetë dhe punëtore. Sipas dëshmive të banorëve të zonës, viktima jetonte në banesë me një grua tjetër.“Djali kishte qenë jashtë shtetit. Ne nuk kemi qenë në shtëpi kur ndodhi ngjarja. Janë me origjinë nga Mirdita, kanë gjashtë fëmijë. Nëna i kishte ndërruar jetë pasi i kishte rënë një tjegull në kokë. Ishin familje e mirë, njerëz të qetë,” u shpreh një nga fqinjët.