Në Durrës, 6 fëmijë nxënës të një shkolle 9-vjeçare, janë konfirmuar të prekur nga fruthi.
Ata janë izoluar që prej një jave për të shmangur përhapjen e infeksionit.
Burime nga njësia vendore e kujdesit shëndetësor bëjnë të ditur se fëmijët e prekur, nuk janë vaksinuar kundër fruthit dhe rubeolës.
Nga të dhënat për këto raste, rezulton se 3 fëmijë janë pjesë e një familjeje, ndërsa tre të tjerë janë kushërinj të tyre.
Gjendja e fëmijë të izoluar në banesë po monitorohet nga mjekët pediatër, ndërsa epidemiologët po kryejnë hetimet e nevojshme.