Gjendet një kufomë e mbytur në det në qytetin e Durresit.
Kufoma është gjendur në afërsi të kalatave të terminalit të portit Durrës, brenda basenit të ujërave.
“Më datë 10.07.2020, rreth orës 07:45, në akuariumin e portit, është gjetur i mbytur një shtetas ende i paidentifikuar, i seksit mashkull, i dekompozuar.” – njofton policia.
Nga këqyrja paraprake dyshohet të jetë emigrant sirian ose afrikano-verior.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.

